Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Podgoricë e vlerësoi këtë si projekt frymëzues që do të hap sipas tij shtigje të reja në rrugën e integrimit dhe nxitjen e tregtisë. Në nisje të punimeve të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë të rajonit u pritën nga Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajić. Samiti po mbahet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O’Brien. Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro shpërblime  dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë shpërblime dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE-ja. Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …