Partia Socialdemokrate ka reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projekt-statut lidhur me Asociacionin

Pas  publikimit të lajmit se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projekt-statut lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrih Ebert, ka reaguar Partia Socialdemokrate. Ajo ka  thënë se letra e ministres të Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dërguar Byrosë së Këshillit të Evropës është letër zyrtare dhe duhet trajtuar seriozisht. “Premtimi për një statut që i ngjanë atij të FES-it, është premtim për autonomi. Ky draft ishte refuzuar nga Vetëvendosja më 30 janar 2023. Tutje, kjo letër e nxjerr Asociacionin nga pakoja e marrëveshjes bazike. Aq shumë ishte trumbetuar kjo gjë në publik si një pikë që s’kalohet, për t’u kaluar si një lëvizje e vogël taktike. Kjo tregon për llojet e marrëdhënieve që kultivon Kurti”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

Ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente …