Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur për dërgimin e letrës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draft-statutit për Asociacionin. Në një deklarim për media, Kadrijaj ka thënë se veprime të tilla po e dëmtojnë Kosovën, derisa ka potencuar se një letër e tillë nga Gërvalla, nuk mund të jetë më e fuqishme sesa ajo e presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit të Kosovës, të cilët janë zotuar se do ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit edhe aneksin e Ohrit. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se nuk do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit, vetëm në rast se sjellët në Kuvend dorëheqja e qeverisë Kurti. Deputetja Kadrijaj Time Kadriaj ka premtuar, do të votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …