Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Albin Kurti pretendon se ka përmbushur kushtin e Gjermanisë dhe Francës për të proceduar kërkesën në mbledhjen e nesërme

Një ditë para se Komiteti i Ministrave të mblidhet ,në Strasburg, Qeveria e Kosovës, i ka dërguar një letër kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës me zotimin që do të përgatisë një draft për krijimin e Asociacionit dhe të cilin do ta dorëzojë në Kushtetuese deri në fund ta majit. Me këtë veprim Albin Kurti pretendon  që ka përmbushur kushtin e kërkuar nga Gjermania e Franca për të proceduar kërkesën e Kosovës në mbledhjen e nesërme. Por, Gjermania s’e konsideron kusht të plotësuar. Ambasada gjermane në Kosovë,  ka thënë se lëvizja e fundit e Qeverisë së Kosovës s’përbën hapin e duhur. Vendet e Quint-it dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit do të ishte një hap i tillë. Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë, po jo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës gjermane, Kristian Boçer.

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …