Majlinda Bregu në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor: Një rajon - një treg - një vizion i përbashkët

Majlinda Bregu në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor: Një rajon – një treg – një vizion i përbashkët

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i quajtur “Një rajon, vizion i përbashkët”, me fokus afrimin e rajonit me BE-në përmes Planit të Rritjes së BE-së dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.  Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor shprehën vlerësimin e tyre për rezultatet e prekshme të prodhuara nga Plani i Veprimit i Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) të koordinuar nga RCC, si nxitës i tregtisë ndër-rajonale dhe nxitës i integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Tregu i përbashkët rajonal është një “portë aksesi” për integrimin progresiv në tregun e përbashkët të BE-së dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në pasi rruga drejt konsolidimit të zgjeruar ekonomik me tregun e Bashkimit çon përmes një Tregu të Përbashkët Rajonal “pa pengesa”. Rezultatet e zbatimit të CRM-së aktuale janë treguese, duke evidentuar ndikimet reale të prekshme transformuese socio-ekonomike të agjendave të shumta të politikave rajonale, por ato po tregojnë gjithashtu për potencialet ende të pashfrytëzuara të integrimit ekonomik që ende mund të çlirohen në mënyrë që rritja prej 10% të mund të t’i shtohen ekonomive tona”, tha Bregu në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …