Kryetarja, Vjosa Osmani, thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për Asociacionin

Kryetarja, Vjosa Osmani, thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për Asociacionin

Kryetarja, Vjosa Osmani thotë se nuk është konsultuar, as dakorduar në lidhje me letrën e zotimit të Qeverisë për hartimin dhe dërgimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Këshilltari për medie në Presidencë,  Bekim Kupina tha për KosovaPress se presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me Presidencën. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione, thuhet në sqarimin e këshilltarit të Vjosa Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …