U mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit

U mbajt mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit. Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i kuvendit, z. Hajdar Sutaj, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal. Për rend dite ishte propozuar kjo pikë:

  1. Marrja e vendimit për shqyrtimin publik të dokumentit për Planin Zhvillimor Komunal.

Nga 23 anëtarë të pranishëm, me 21 vota për, dhe 2 vota abstenim, u miratua vendimi për shqyrtimin publik të dokumentit për Planin Zhvillimor Komunal 2023-2032.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …