Mbahet Aktiviteti në shënimin e 25 vjetorit të zhdukjes së prof. Ukshin Hoti

Nën organizimin e Komunës së Rahovecit, në praninë e familjarëve të Ukshin Hotit, bashkëvendësve dhe bashkëveprimtarëve të shumtë, në Shtëpinë Muze, mbahet aktiviteti në shënimin e 25-vjetorit që kur u pa për herën e fundit, profesori i shquar, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes shqiptare, Mr. Ukshin Hoti. “Që nga viti 1981 e më pas, qarqet nacionaliste serbe e kishin orkestruar sulmin pikërisht mbi këtë shkencëtar të politikës, ngase aty e shihnin rrezikun e forcimit të rezistencës kundër hegjemonisë serbe. Prandaj, e burgosën dhe e izoluan nga shoqëria. Në fakt ky izolim erdhi edhe nga qarqet shqiptare, sepse Ukshin Hoti demaskonte politikën mediokre e pa vizion të disa shqiptarëve, të dorëzuar e nënshtruar përballë okupuesit të egër. Por jo edhe Ukshin Hoti. Ai që do të qëndronte vertikalisht dhe i bindur në të drejtën e vet dhe të popullit të tij për liri, demokraci e bashkim.”-u shpreh Kryetari Latifi. Edhe pas 25 vjetësh, pikërisht nga Krusha e Madhe e prej shtëpisë së tij, nga Muzeu kushtuar atij, pyesim:

KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

May be an image of 14 people

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …