Organizata Dëshmorëve: “Heroizmi dhe lavdia e dëshmorëve tanë”

Në kuadër të vitit jubilar të 80-vjetorit të çlirimit të atdheut e në vazhdën e përkujtimeve të Dëshmorëve të LANÇ, në mjediset e shkollës “Europa”, Katund i Ri Elbasan, u zhvillua një aktivitet me temë: “Heroizmi dhe lavdia e dëshmorëve tanë”.
Mjediset e shkollës ishin veshur bukur me simbolet kombëtare kuq e zi, dhe në një kënd ishin vendosur stenda me piktura të ndryshme nga nxënësit e talentuar, me tematikë të përzgjedhur nga LANÇ.
Nxënësit në drejtimin e mësueses së gjuhë-letërsisë që kishte përgatitur materialin letrar, zj. Majlinda Sherja dhe të mësuesit të muzikës z. Ermal Dosti, paraqitën një program të gërshetuar bukur me poezi, kërcime, këngë me kolona zanore të këngëve patriotike.
Të pranishëm nga OKDA Elbasan ishin Kryetarja e organizatës, Xhuljeta Graceni, Sekretarja Rolabda Suli, anëtarët e kryesisë, Hysen Muça, Simon Sota njëherësh edhe kryetar i degës sonë për zonën e Bradashehit që përfshin administrimin territorial ku ndodhet Shkoll “Europa”, Gani Hida njëherësh edhe nënkryetar i OVP të LANÇ, anëtarë të Familjeve të Dëshmorëve të zonës dhe pasardhës veteranësh të LANÇ, prindër, nxënës dhe banorë të zonës
Kryetarja Xhuljeta Graceni, në fjalën e saj tregoi vlerat që përmban kjo ditë përkujtimore për historinë, për Luftën Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorët e asaj lufte, dhe vlerat e larta të të gjithë Dëshmorëve të Atdheut. Në vazhdim, kryetarja e organizatës sonë, shprehu mirënjohjen për përgatitjen e bërë nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin punuar me seriozitet dhe vlerësim për veprimtarinë, vlerë e cila lidhet ngushtësisht me seriozitetin e Drejtorisë së shkollës të drejtuar me pasion nga zj. Valbona Murgjini, dhe trupa mësimore e kualifikuar, duke përcjellë tek trashëgimtarët tanë, ndjenjën e atdhedashurisë e nderimin brez pas brezi për Dëshmorët e Atdheut.
Në emër të OVP përshëndeti Gani Hida, i cili shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për veprimtarinë e përgatitur bukur, me kujdes dhe përkushtim, duke nënvizuar vlerat historike kombëtare që ka në themel të historisë sonë Lufta Nacional Çlirimtare.
Me shumë respekt, OKDA Elbasan, falënderon drejtorinë e kësaj shkolle dhe Drejtuesen e saj, zj. Valbona Murgjini, trupën mësimore dhe në veçanti mësuesit Majlinda Sherja dhe Ermal Dosti, për punën serioze të bërë me nxënësit, në përmbushje të suksesshme të veprimtarisë. Falënderojmë nxënësit që morën pjesë në veprimtari dhe të gjithë nxënësit e pranishëm, ku prindërit e tyre të cilët i falënderojmë me shumë respekt, kanë një vlerë të rëndësishme në mbështetje të fortë të shkollës, duke punuar bashkë si dy familje për të njëjtin qëllim.
Lavdi Dëshmorëve të LANÇ!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …