Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi kritikon ashpër Albin Kurtin për pranimin e “Zajednicës”

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për pranimin e “Zajednicës”. Arifi ka shprehur bindjen se epoka e Kurtit, të cilin e quajti “mashtrues”, do të përfundojë. Eliksiri jetësor i Albinit është hyrja në histori, prandaj e ka urrejtur aq shumë Thaçin, Veselin dhe me të gjithë UÇK-në. Po pranon ‘Zajednicën’ në gjitha format, pa kushte. Ja tani dita ditës po i plotësohet dëshira e kahmotshme e tij, madje do të mbahet në mend në librat e Historisë si Albin Zajednica. Qysh para dy viteve kam thënë se Albini e ka pranuar ‘Asociacionin’ por është në misionin të ja shes 50 përqindëshit të tij, sepse pushteti dhe karriga e tij është e shenjtë, jo parimet dhe llomotijtet e tija tri dekadore! Epoka e mashtruesit do të përfundoj, herët e vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …