Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin e Asociacionit dhe do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ky veprim ka gjetur përgjigje nga Bashkimi Evropian, i cili theksoi se çdo dokument i lidhur me këtë strukturë duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe bisedimet në BE. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se Kosova që nga viti 2013 nuk ka ndërmarrë asnjë hap në lidhje me Asociacionin dhe rikujtoi se draft-Statuti i ofruar nga BE tashmë është njohur formalisht nga të 27 shtetet anëtare të unionit. Stano tha se “është e pamundur të vlerësohet përputhshmëria e tij me Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 në këtë fazë. Kjo është njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE-së,” u shpreh, zëdhënësi Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …