Deputeti në Bundestagun gjerman, Rainhard Bütikofer, bashkë-partiaku ministres së Jashtme Annalena Baerbok, ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë gjermane për kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimin e tekstit për rishikim kushtetues. Më vjen shumë keq për qeverinë time gjermane, në të cilën Ministrja e Jashtme, Ana Baerbock, që është nga partia ime, mori këtë vendim të gabuar për të frustruar dëshirën e Kosovës për të ecur përpara me integrimin hap pas hapi në institucionet evropiane. Gabim i keq!”, ka shkruar Bütikofer. Ky vendim përbën një pengesë të panevojshme dhe strategjikisht të gabuar në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Ai theksoi se përparimi i Kosovës në institucionet evropiane duhet të mbështetet dhe të mos kushtëzohet nga çështje të tjera që mund të zgjidhen në një proces të veçantë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …