Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke komentuar letrën e tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit, Albin Kurti, përmes së cilës kërkohet Asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës, ka thënë se letra e kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron “dëshmon se partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë dhe e shfaqë Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare”. Ai mendon se zgjidhja e vetme për të nxjerrë Kosovën nga gjendja aktuale është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja. Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.
