Ferizaj në mënyrë madhështore shënoi Festën e Abetares

Në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, mesditën e sotme në mesin e qindra shkollarëve të vegjël, mësimdhënësve, përfaqësuesve të institucioneve arsimore nga vendi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës me një program të pasur e me skenografi të veçantë në formën e shkronjës “F” që simbolizon edhe nistoren e emrit të qytetit të Ferizajt, u shënua Festa e Abetares. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu uroi në këtë festë duke vënë theksin tek etapat historike që kaloi gjuha shqipe, shkronjar e arsimi shqip, të cilat u lanë me gjak dëshmorësh e martirësh, u skalitën në vepra të papërsëritshme patriotësh e të rilindasve tonë, për të arritur gjer sot, ngadhnjyese mbi stuhitë shekullore. Kryetari Aliu gjithashtu vlerësoi edhe simbolikën e kësaj feste, shkronjën “F” të alfabetit, që paraqet nistoren e emrit të Ferizajt, fitoren, frymëzimin, filloristët, fakultetin që bënë edhe skenografinë dhe gjithë organizimin të veçantë nën këtë simbolikë. Kryetari Aliu vlerësoi lartë veprën e kontributin e jashtëzakonshëm të brezave të mësimdhënësve për arsimin shqip. Në këtë Festë të Abetares, me fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Avni Rexha si dhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore e Ministria e Arsimit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës gjersa me programin e përgatitur, vlerësimin me mirënjohje, nën ngjyra të shumta e buzëqeshjen e shkollarëve u mbyll kjo festë.

May be an image of one or more people and crowd

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …