Marrëveshja e Konçulit
(20 maj 2001-20 maj 2024)
Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit, arrihet Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket MUSLIU.
Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli. Ne Shqiptarët, për shkak diskriminimit ishim në një kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.
Beogradi zyrtar, jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,
Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura në biseda të shpeshta informative,jan keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur e kurdisur skenare për burgojes e arrestime, Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,
Kështu, që në fllim kemi cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet sipas asaj që u arrit konform Testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.
Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit dhe për njëjtën përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar, ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi KUFIZIMET, konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.
Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të
Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut e vitit 1948,
Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe
Udhëzues mbi Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR ZBATUESHMËRIA, si për:
Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë, pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon, kjo është mos zbatim i Marrëveshjes së Konçulit,
Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe në hierarkinë Komanduese e zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,
Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4 dite, të nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.
Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.
Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj Marrëveshja e Konçulit, është momenti fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.
Të dilet me një konstatim pasi Marrëveshja e Konçulit, ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe 2 marsit 1992.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në 23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.