Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vendin tonë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me ushtarët amerikanë të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, në kampin Notting Hill. Hovenier është shoqëruar nga Komandanti Xhejson Bejker, i cili e ka informuar atë për kontributin e Amerikës në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së EULEX, thuhet mes tjerash në njoftimin e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …