Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo do të pritet nga autoritetet më të larta të vendit, kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. Siç njofton Presidenca, gjatë takimit mes nënsekretares amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen dhe kryetares, Vjosa Osmani do të nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Kryeziu

Përparim Kryeziu, reagoi në deklaratën e Behxhet Pacollit për telefonatën e tij me Radojçiqin, në prani të kryeministrit, Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Behgjet Pacolli, …