Kanë filluar gërmimet për varrezën e dyshuar para kishës serbe të Millosheviqit, në Prishtinë. Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka filluar gërmimet afër kishës serbe, që gjendet në pronat e Universitetit të Prishtinës. Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ka dyshime se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare. Në punimet që po kryhen do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia, i cili ka ardhur me qëllim për të përcjellë zhvillimet. Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …