Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes së vendit nga Qeveria Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase. Ajo ka theksuar më tutje se ngecja ka pasur edhe në sektor të tjerë. “Lista e dështimeve është shumë e gjatë, qeveria Kurti dhe zotëri Kurti me qeverisjen e tij të shumicës nuk ka arritur të përmbushë as edhe një premtim në bazë të të cilave ai ka ardhur në qeverisje. Ekonomia ka degraduar tej mase. Ne kemi pasur një inflacion galopant përderisa nuk kemi pasur indeksim të pagave dhe të pensioneve, nuk po flas për rritje por të paktën indeksim konform normes së inflacionit. Investimet kapitale kanë qenë më të ulëta ndonjëherë në 10 vjeçarin e fundit. Nuk kemi pasur një vend punishte e cila hapur gjatë kësaj kohe. Ikja masive të qytetarëve…Nuk janë ndërtuar çerdhet, nuk janë ndërtuar asnjë nga rrugët magjistrale të cilat i kanë gjetur në gjysmë, nuk janë ndërtuar shtëpitë e pleqve dhe nuk kemi parë as edhe një projekt infrastrukturor që do të ishte si shenjë, si trashëgimi e kësaj qeverie” ka theksuar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe

Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …