Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara, projekte të cilat edhe i ka kritikuar. “Me atë që kam parë unë nuk ka as një gjë që ka lëvizur, përveç harrimit të projekteve të mbetura që dikur ata i kanë sharë. Ma thuani një projekt, ma thuani në një sektor që ka përmirësime, ma thuani vetëm një sektor që ka ecur Kosova, që është shtuar dinamika. Krejt çka ka bërë kjo qeveri është do para që janë mbledhur janë shpërndarë si me postë, kategorive, familjeve që janë në gjendje të rëndë. Në një farë mënyre qeveria jonë është kthyer në një lloj zyre kontabiliteti të shpërndarjeve të parave, e ata qe e dinë çka është ekonomia e tregut, para ka vlerë kur dyfishohet, ajo dyfishohet kur investohet. Kur ata që i marrin e din ku i investojnë. Kjo çka ka ndodh ne fatkeqësisht deri me tani kemi një lloj administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë dhe asgjë më tepër”, ka theksuar mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …