Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre seksuale në veçanti, është një çështje tejet komplekse për t’u trajtuar. Ai ka shtuar më tutje se angazhimi i vetëm tre prokurorëve për të trajtuar këto raste, e vështirëson edhe më shumë trajtimin meritor të këtyre rasteve. “Natyrisht se krimet e luftës janë komplekse në përgjithësi por në rrethana të rastit tonë janë më tepër për faktin se për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë kohore këto kanë qenë kompetence, përgjegjësi e autoriteteve ndërkombëtare. Po ashtu komplekse bëhet edhe fakti se fqinjët verior nuk ka thuajse gatishmëri fare për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për të vënë para përgjegjësie të gjithë ata qoftë urdhërdhënësit ose edhe ekzekutorët e krimeve të luftës, prandaj nuk ka gatishmëri thuajse fare, atëherë alternativë mbetet çështja e gjykimit në mungesë tashmë me kodin e procedurë penale ekziston kjo mundësi por kërkohet angazhim shtesë, me theks të veçantë i prokurorisë” ka porositur mes tjerash, avokati, Ardian Bajraktari.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …