Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur luftimeve të ashpra mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit. Autoritetet e një spitali në Gaza, njoftojnë se nga një sulm i ushtrisë së Izraelit, janë mbytur 20 persona ndërkohë që janë plagosur dhjetëra të tjerë. Zëri i Amerikës njofton se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. “Burimeve palestineze njoftuan për sulme të shumta ajrore dhe luftime të ashpra në Gazën veriore. Edhe në kampin e refugjatëve Jabliya banorët raportuan për sulme të shumta artilerie dhe goditje nga ajri. Ndërkohë, në Izrael duket se janë shtuar mosmarrëveshjet mes drejtuesve politikë për të ardhmen e Gazës” njofton Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …