Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë, është takuar dhe ka biseduar gjerësisht me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, nën-sekretarja amerikane, zonja Allen, u shpreh se pati një diskutim gjithëpërfshirës dhe të dobishëm me kryeministrin Kurti, të cilit i bçri me dije se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s. Nënsekretarja amerikane përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes të dyja palëve. Ne në Amerikë kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë bërë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …