leoni

DEKLARATË E KRYETARIT TË LHK “ALI HADRI” DEGA NË DEÇAN

8 vite nga marrja e vendimit në kushtetuese për zbatimin e vendimeve të Millosheviçit në Kosovë

8 vite me parë, pikërisht me 20 maj të vitit 2016, kolegji i gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Arta Rama-Hajrizi (përjashto këtu gjykatësin Bekim Sejdiu i cili ishte kundër), nxori akt gjykimin nr.943/16, me anën e se cilit i shpalli res judicata dy vendimet e dhjetorit 2012 të Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (vendime këto që bazën e kishin në akt faljet e regjimit të Millosheviçit), duke i njohur si prona të Manastiri të Deçanit 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Akt gjykimi i kushtetueses i 20 majit 2016, përfundimisht legalizoj në Kosovë aktet dhe ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit.

Gati 8 vite pas nxjerrjes se akt gjykimit të kushtetueses, ishte pikërisht Qeveria aktuale e Kosovës, e cila me 13 mars 2024, me një urdhër ekzekutiv urdhëroj Agjencinë Kadastrale të Kosovës, që të i bartë në pronësi të Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, duke u arsyetuar se zbatimi i këtij akt gjykimi ishte kushti i fundit para pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pra, Qeveria e Kosovës me precedentë të pa parë me pare, mori një vendim skandaloz, kundër parimeve të saj dhe kreu të saj, i cili për sa e sa vite ishte kundër këtij akt gjykimi, duke i hapur udhë kështu zbatimit të ligjeve të Millosheviçit në Kosovë. Me e renda e gjithë kësaj çështje është së Kosova u be vendi i parë dhe i vetmi në Evropë që zbatoj ligjet e ish shtetit okupues e kolonial.

Edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj, kur akt gjykimi i kushtetueses u zbatua në praktikë dhe Manastiri i Deçanit mori tokën e dy Ndërmarrjeve shoqërore, doli se zbatimi i këtij akt gjykimi nuk ishte kushte i fundit për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por ishte pikërisht zbatimi në praktikë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Analizuar situatën e fundit këto dy muajsh në Kosovë, sa i  takon procedurës dhe kushteve për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, po del se zbatimi i akt gjykimit të kushtetueses ishte gabim, fatal, dhe precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe rendin kushtetuese, për faktin se është hapur rruga për vatrat e tjera të pronave gjithë andej Kosovës që regjimi i Millosheviçit ju fali kishave dhe manastireve serbe, duke nisur që nga Manastir në pronën e Universitetit të Prishtinës, e vende të tjera.

Edhe pse akt gjykimi i kushtetueses është zbatuar, Qeveria e Kosovës e ka autoritetin ligjor që këto prona të i shpalle pasuri (asete) shtetërore dhe të i kthen në prona shtetërore dukë i futur në Fondin sovran, ndërsa Kuvendi i Kosovës sa me parë të miratoj një ligj të veçantë me anën e së cilit do të i shpallë të pavlefshme ligjet, vendimet dhe akt faljet që i ka marr regjimi i Millosheviçit për Kosovën, dhe assesi me institucionet e Kosovës mos të sfidohen me ligjet e Millosheviçit.

Deçan me 20 maj 2024

Dr.Shkodran Imeraj

Kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …