leoni

Bisedë me të burgosurin politik, të mbijetuarin e Masakrës së Dubravës, drejtorin e AMKMK-së, Bislim Zogaj

Bislim Zogaj: Edhe 25 vjet pas, askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet pas sulmeve barbare, kujtohet një nga masakrat më të mëdha kundër  shqiptarëve të Kosovës, e kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviqit në Burgun e Dubravës. Gjatë kësaj masakre, 117 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën në një sulm brutal që zgjati gjashtë ditë, nga 19 deri më 24 maj 1999. Bislim Zogaj, njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, rrëfen tmerrin e përjetuar. “Gjymtyrë të këputura, njerëz me pjesë të trurit jashtë dhe trupa të ndarë në mes janë pamjet që më kanë mbetur në kujtesë,” tha Zogaj. Për të mbijetuarit, një nga aspektet më të rënda është fakti që ende, pas një çerek shekulli, askush nuk është dënuar për këtë krim makabër. Zogaj thekson se mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre është një plagë e hapur që vazhdon të dhemb. Masakra e Dubravës përfaqëson një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë dhe kujtohet si një simbol i vuajtjes dhe rezistencës së shqiptarëve të Kosovës ndaj represionit brutal të regjimit serb. Përpjekjet për drejtësi vazhdojnë, me shpresën që një ditë autorët e këtyre krimeve të përgjigjen për veprimet e tyre.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …