Buxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliardë euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektorë. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u tha në tryezën për informim publik nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me temën “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33 për qind më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak. Ndërsa, për investimet kapitale, Hoti tha se kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë. Edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është shprehur se për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo sipas saj ka vazhduar edhe në vitin 2024. Sipas saj në tre mujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …