Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabet Allen, ka theksuar fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të fortë mes Kosovës dhe Amerikës. Ajo vuri në pah se, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera, çdo miqësi përfshin momente diskutimi për çështje ku është e nevojshme të bëhet progres. Allen përmendi çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një nga temat kyçe të diskutimeve. Ne kemi një partneritet të fortë me Kosovën, pa mëdyshje. Por, në çdo partneritet, në çdo miqësi të ngushtë, ka momente kur bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe kështu pjesë e këtij partneriteti janë diskutimet e sinqerta me homologët tanë për çështje kur shohim se ka fusha për përparim shtesë – qofshin diskutimet për Asociacionin, ndalimin e mallrave serbe, këto janë fusha ku do të kemi diskutime të sinqerta për fushat ku shohim mundësi për përparim më të madh në këtë partneritet, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …