Policia e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me organet relevante dhe me urdhër të prokurorit, ka mbyllur gjashtë njësi të një banke postare kursimore ilegale në veriun e vendit. Ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organet e drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident. Sipas Policisë së Kosovës, ky aksion u ndërmor pas raportimeve nga institucionet monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe BQK, së bashku me ATK. Njësitë e mbyllura përfshijnë të ashtuquajturin Trezor të Bankës Postare Kursimore, dhe pesë filiale të tjera të saj, të cilat kanë operuar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës. Ky veprim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe kontrollit financiar në vend, duke synuar eliminimin e aktiviteteve të paligjshme që dëmtojnë stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …