Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mbyllja e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore në veri është bërë pasi ato kanë operuar në kundërshtim me ligjin dhe pa licencën përkatëse. I pyetur për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ai nënvizoi se secili veprim i institucioneve është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit. Murati në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë tha se tashmë është në dorën e sistemit të drejtësisë sesi do të veprojnë tutje, sa i përket konfiskimit të 1.6 milionë eurove e mbi 74 milionë dinarëve. Duke folur për reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin thuhej se veprime të tilla të pakoordinuara përshkallëzojnë tensionet në veri, Murati tha se çdo veprim i institucioneve të Kosovës është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …