Sipa njoftimit të lëshuar nga Dr e j t o r i a p ë r M b r o j t j e d h e S h p ë t i m, që nga nesër fillon spërkatja selektive në disa fshatra të Malishevës nga toka, të Zonave Endemike nga Ethet Hemoragjike Krime Kongo (EHKK), në sasi prej 2500 ha, me preparat nga familja : “Pyrethroid”- ACARID, ose ekuivalent: Biocide të kombinuara me ujë, të lejuara për përdorim në Republikën e Kosovës. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të caktuar me Planin Operativ për Luftimin e Etheve Hemoragjike në: Fshatin Pagarushë në lagjën Dukoj, fshatin Guriq, në fshatin Drenoc, lagjja Lacaj, Latifaj, Kapllan, Granta dhe Mzez si dhe në fshatin Carrallukë, l. Hoxhaj, Krasniq, Thaçi dhe Zymeraj. Pra informohen qytetarët e Komunës së Malishevës, se nga data 22.05.2024 deri më datën, 28.05.2024, që nga ora 07 deri në ora 13:00 do të zhvillohet procesi i spërkatjes.
“Obligohen banorët që ti marrin masat e duhura preventive” .