KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa, organ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit të kuvendit, Argjend Thaçi, sot e ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt të këtij komiteti, ku janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për komunën dhe të njëjtat janë rekomanduar për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar disa kërkesa të kryetarit të komunës, e të cilat janë rekomanduar për mbledhjen e kuvendit, e po ashtu pas shqyrtimit në KPF, janë rekomanduar edhe raporti vjetor i punës së kryetarit, për vitin 2023, plani vjetor i prokurimit publik, raporti tre mujor financiar, bartja e të hyrave vetanake nga viti 2023 në vitin 2024, raporti dhe plani i punës së komitetit për shëndetësi, plani i Drejtorisë për Bujqësi, për mbjelljet pranverore dhe disa kërkesa të qytetarëve, të cilat i janë drejtuar KPF-së. Në këtë mbledhje, kanë raportuar apo kanë dhënë sqarimet e nevojshme, drejtorët e drejtorive përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …