Filloi cikli i parë i dëgjimeve buxhetore në komunën e Rahovecit

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Statutit të Komunës së Rahovecit, nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi publik buxhetor me rininë, gratë, pensionistët dhe komunitetet pakicë. Duke filluar kështu cikli i parë i dëgjimeve, që lidhet me planifikimin e hershëm buxhetor dhe përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore – (KAB) 2025/2026. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore, me ç’rast i njëjti u shpërnda te të pranishmit, të cilët ishin në masë të madhe. Drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2025. Kërkesat dhe pyetjet që u parashtruan nga të pranishmit, morën përgjigje konkrete nga kryetari dhe drejtorët përkatës, si dhe do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …