Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci reagoi pas një denoncimi të Sali Berishës

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci reagoi pas një denoncimi të Sali Berishës

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci ka reaguar pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke provuar se ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja për skandalin e mikrokredive. Mirëpo, kjo betejë e Malavecit kundër “Micro Credit Albania” dhe “Final”, dy kompani mashtruese që kanë mashtruar e u kanë marrë pronat mijëra qytetarëve shqiptarë, nuk ju ka pëlqyer të gjithëve. Mes tyre, dhe Sali Berisha. Doktor Berisha, Ta kuptoj “hallin”! I njëjtë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që ndërkohë po djersin para Komisionit të Ekonomisë duke sqaruar mbi masakrën e mikrokredive. Të ftoj të takosh qytetarin Fiqiri Bruçi dhe të lexosh “Dhomën” që ka zgjedhur të jetë aleat me Popullin dhe jo me Politikën! Me respekt vetëm për moshën, Tedi Pirro Malaveci”, thuhet në reagimin publik të kreut të Dhomës së Përmbaruesve Privatë. Siç shihet dhe në shkresën e mëposhtme që mban emrin dhe firmën e Tedi Malavecit, ai vë në dijeni SPAK, Kryeministrinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, se “MCA” dhe Final” kanë mashtruar e traumatizuar mijëra qytetarë e familje shqiptare duke u bllokuar çdo mjet jetese.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …