leoni

Agim Kuleta: Doli nga shtypi libri im “Guxo të ëndërrosh”, jetëshkrim i emigrantit Bekim Brestovcit

Autori i librit “Guxo të ëndërrosh”, z Agim Kuleta ka njoftuar opinion për nxjerrjen në dritë të librit. Me këtë rast ai ka shkruar:

Jam i lumtur të ndaj me ju një njoftim shumë të rëndësishëm për mua. Doli nga shtypi libri im “Guxo të ëndërrosh”. Libri është jetëshkrim i një emigranti shqiptar, Bekim Brestovcit, i cili përkundër vështirësive të panumërta, falë guximit të tij për të ëndërruar gjëra të mëdha, nga punëtor fizik ka arritur të shndërrohet në një sipërmarrës të suksesshëm, pronar i një numri të madh të kompanive. Ky rrëfim, dhe të tjerët që do të pasojnë, janë mesazh se pavarësisht në çfarë rrethanash jeton, faktori kryesor je ti dhe gjërat kryesore varen nga zgjedhjet që bën ti. Bekimi nuk është i suksesshëm vetëm në Gjermani. Ai, përkrah studimeve për drejtësi, kishte zhvilluar disa biznese edhe në Kosovën e paraluftës, derisa u detyrua ta lëshonte vendin nga përndjekja e policisë së pushtuesit serb.

Shpresoj të ju pëlqejë!

Librin mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …