Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të rinegociohet me një qeveri të re. Ky draft mund të ri negociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij,” theksoi Tahiri, duke sugjeruar se një udhëheqje e re do të mund të ofronte një qasje të ndryshme në bisedimet me Serbinë. Tahiri kritikoi qeverinë aktuale, duke pohuar se Kosova ka humbur besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe se ngecjet në proceset ndërkombëtare janë të dukshme. Nuk bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë. Abelard Tahiri shtoi se e kemi barrikadë Qeverinë e Kosovës, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e përparimit të vendit në skenën ndërkombëtare dhe për humbjen e besimit të aleatëve më besnikë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …