Ramush Haradinaj

Haradinaj beson se Mali i Zi do të kontribuojë që demarkacioni me Kosovën të ketë përfundim të drejtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i bindur që Mali i Zi do të kontribuojë që rasti i demarkacionit me Kosovën të ketë përfundim të drejtë. Haradinaj në faqen e vet zyrtare falënderoi shqiptarët në Amerikë për reagimin lidhur me refuzimin e versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. “Falënderime dhe mirënjohje e madhe për të gjithë bashkëkombasit në Amerikë, që janë vënë në anën e refuzimit të versionit aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Mbështetja e tyre është e një rëndësie të madhe për të gjithë spektrin politik dhe për deputetët, që të punojnë e të votojnë vetëm në interes të Kosovës dhe të paqes e të stabilitetit në Rajon. Jam i mrekulluar me vetëdijen e lartë, të bashkëqytetarëve tanë në Amerikë, Evropë dhe kudo nëpër Botë, të cilët gjithmonë kanë mbajtur qëndrim të drejtë dhe në përputhje me interesat e atdheut, por edhe të qytetarëve në Kosovë, që na kanë mbështetur pa hile në këtë kauzë të drejt! Jam i bindur se Demarkacioni do të marrë një epilog të drejtë, kjo edhe me ndihmën e fqinjit tonë, shtetit mik, Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …