Opozita do të vazhdojë edhe më tej të kundërshtojë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë. Opozita do të përkrah çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes, në të kundërtën do të vazhdojnë protestat edhe veprime të tjera kundërshtuese. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, të nënkryetarit të AAK-së, Pal Lekaj dhe nënkryetarja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, të cilët bën të ditur se në Kuvend do të kthehen atëherë kur të kthehet edhe demarkacioni. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i thonë jo marrëveshjes së demarkacionit, për të cilën thotë se është e dëmshme, transmeton Kosovapress.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …