Dëgjimi i dytë publik, për planifikimin e hershëm të kornizës afatmesme buxhetore të komunës së Rahovecit për vitin 2025

Në prani të kryetarit të komunës së Rahovecit, drejtorëve të drejtorive komunale dhe grupit punues, sipas legjislacionit në fuqi, u mbajt dëgjimi i dytë publik në Sallën e Kuvendit Komunal. Takimi i dytë i thirrur me organizatat joqeveritare, bizneset, fermerët dhe grupet e interesit, ishte mjaft interaktiv me pyetje të ndryshme drejtuar ekzekutivit. U diskutua gjithashtu për kërkesa dhe nevoja të llojllojshme sipas kufijve buxhetor. Buxheti komunal për vitin 2025 parashihet të jetë rreth 21.000.000€.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Vendosja e numrave identifikues të shtëpive ka rëndësi të madhe

Procesi i vendosjes së numrave identifikues për shtëpi dhe objekte në territorin e Komunës së …