Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka zbuluar se LDK, dhe PDK e kanë refuzuar ftesën për të bashkëpunuar me ta në një listë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Sherifi tha se Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishin të hapur për një bashkëpunim me dy partitë opozitare. Ai bëri të ditur se Famir Limaj ka kërkuar një front të përbashkët të opozitës për të ndërruar qeverinë, por kërkesa është refuzuar publikisht nga PDK-ja dhe LDK-ja. Kemi marrë përgjigje publike se ata duan të ecin vetëm, e kemi respektuar këtë vullnet, por nuk është se ka munguar gatishmëria, kemi qenë shumë të përkushtuar për këtë drejtim, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …