leoni

Durim Bami është njëri ndër emrat më të prezantuar në medie, pas mega operacionit të SPAK-ut, në Shqipëri

Durim Bami është një ndër emrat më të prezantuar gjatë ditëve të fundit në medie, pas mega operacionit të SPAK-ut, për goditjen e 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në vend. Durim Bami  u bë i famshëm disa vite më parë, kur u akuzua nga Tom Doshi, se ishte paguar nga Ilir Meta për ta vrarë. Akuzat e Doshit në atë kohë tronditën politikën shqiptare dhe për pak prishën koalicionin PS-LSI. Nuk dihet sa të vërteta ishin këto akuza, por Prokuroria e Tiranës asokohe  kërkoi nga 1 vit burg për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin, të cilët akuzoheshin për “kallëzim të rremë”. Durim Bami u lirua dhe vijoi jetën e tij, ndërsa ndër vite u thërrit edhe disa herë të tjera në Polici, për akuza të ndryshme kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …