Bajram Begaj: Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, vlerësoi mbështetjen në procesin e integrimit europian. Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira, të cilat bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta dypalëshe dhe rajonale, por edhe në vlera të përbashkëta dhe partneritete strategjike, sidomos në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët europiane”, tha Begaj. Shqiptarët që jetojnë në Slloveninë mike, theksoi Begaj, janë një garanci e shtuar e bashkëpunimit tonë të suksesshëm, të sotëm dhe në të ardhmen. Ai vlerësoi si të çmuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin e zgjerimit europian të Ballkanit dhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në veçanti. Roli juaj në kuadër të “Miqve të Ballkanit Perëndimor, është një prej dëshmive të shumta”, tha Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …