Ekonomisti dhe analisti i njohur Safet Gërxhaliu, ka bërë thirrje të orientohemi në zhvillimin ekonomik të vendit, të përmirësohet shëndetësia, të përmirësohet niveli i arsimit, të avancohet dialogu intern të koordinohemi me miq dhe partnerë ndërkombëtarë, të mbështesim sektorin privat e në veçanti sektorin prodhues, të depolitizohet menaxhimi i ndërmarrjeve publike dhe të lihen ato ndërmarrje në duar të profesionistëve e jo të militantëve partiak, të mbështesim funksionimin normal të sistemit të drejtësisë dhe atë të sigurisë, pra këto duhet të jenë objektivat qeveritare e jo të mendohet se ne jemi qendra e botës dhe se çdo gjë sillet rreth nesh. Me arrogancë, pa koordinim me aleatët tanë e me popullizëm e patriotizëm folklorik nuk hiqen masat ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të anëtarësohemi jo vetëm në Këshillin e Evropës por edhe në organizata tjera ndërkombëtare me rëndësi strategjike për ardhmërinë e Kosovës! Pa ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta kishim shijuar ketë liri. Partneriteti i Kosovës me Amerikën është armatimi më fuqishëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes që posedon Kosova, ka shkruar në një postim të tij Safet Gërxhaliu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …