Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka zbuluar se qeveria Kurti gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 3.2 milionë euro për dreka zyrtare apo mesatarisht 8 mijë e 800 euro në ditë. Për këto të dhëna, ajo iu ka referuar një raporti financiar të Ministrisë së Financave. Ajo thotë se në këtë raport figuron se janë shpenzuar edhe 3.1 milionë euro për mobilie për zyre dhe 139 mijë euro për blerje të telefonave. Ajo i ka quajtur këto shpenzime luksoze derisa ka thënë se “korrupsioni më i madh në qeverinë Kurti”, janë tenderët njëburimor. “Janë 240 milionë euro në tenderët e qeverisë me negocim të drejtpërdrejtë. Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë. A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ‘nuk hipin ne në xhipa me xhama të zi’. Shihni si kanë ndryshuar, metamorfozë e plotë”, ka shkruar Hykmete Bajrami në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …