Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Tomas Szunyog: Çështja e anëtarësimit të shteteve në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga vendet anëtare

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit të shteteve në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtare, të cilat vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare. Sunyog nuk ka dashur të komentojë nëse asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në organizatën evropiane. Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e Këshillit vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës kërkohet asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës. Kancelari gjerman Olaf Sholz, kryeministrja italiane Gjorgjia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …