leoni

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, humbjen në votim për gjenocidin serb, në Srebrenicë, pretendon ta kthejë në fitore

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u miratua Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë. Kam mbyllur karrierën time këtu. Shumë gjëra nuk do të më falin. Kjo ishte sikur gozhda në arkivolin tim. Unë bëra gjithçka, ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngjitëm në lartësi. Nuk mund të them se fituam sepse kjo është procedura, por është e qartë për të gjithë se cili është rezultati”, tha ai në një fjalim para gazetarëve në New York. Vuçiq tha se  ne ishim 107 (ata që votuan kundër dhe ata që abstenuan). Pra, 84 prej tyre kundrejt 107 prej atyre që nuk kanë dashur të pajtohen me propozimin e tyre dhe po flasim se si u arritën ato 84, sepse realisht 60 e ca do të kishin votuar për rezolutën, ata i bënë presion të tjerëve. Vuçiq falënderoi të gjitha vendet që votuan kundër dhe abstenuan gjatë votimit. Ai shprehu një falënderim i madh për vëllezërit hungarez, ata ishin të vetmit që ishin kundër, pastaj falënderoi edhe Sllovakinë, Greqinë dhe Qipron,  që abstenuan dhe treguan miqësi ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …