Në mungesë të deputetëve ka dështuar të mbahet seanca plenare, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje nga kryeministri Kurti. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se është mirë që ky debat të mbahet kur në sallë janë më shumë deputetë. Grupi Parlamentar i AAK-së tash e tre muaj ka vendosur në kryesi një kërkesë për një debat të tri vjet qeverisje, edhe në mungesë të deputetëve që do të jetë ballafaqim i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit po e shtyjmë këtë debat”, tha Besnik Tahiri. Në projekt-rezolutën e AAK-së thuhet “të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj Qeverie janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …