Kryetari Kastrati mbledh Këshillin e Drejtorëve, diskutojnë për shënimin e Ditës së Çlirimit të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka ftuar në takim të rregullt drejtorët e drejtorive komunale, për të diskutuar lidhur me ecurinë e realizimit të projekteve konform planifikimeve për vitin 2024. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës Vesel Krasniqi, është diskutuar lidhur me hapat që janë duke u bërë nga qeverisja komunale rreth Qarkores së parë Buxhetore për vitin 2025, ku ditëve në vijim do të ketë edhe konsultime publike me palët e interesit. Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe lidhur me përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të komunës së Malishevës, ku në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale do të formohet edhe Këshilli Organizativ për shënimin e kësaj feste të rëndësishme për qytetarëte komunës së Malishevës. Gjithashtu, në këtë takim të Këshillit të Drejtorëve, të gjithë drejtorët kanë raportuar për angazhimet e tyre dhe të drejtorive përkatëse në funksion të realizimeve ta panëve të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …