Analistë dhe njohës të rrethanave politike në vend e më gjerë, kanë kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, i cili një ditë më parë në konferencën për siguri në Londër tha se Serbia po e kërcënon me luftë Kosovën. Sipas tyre Serbia kërcënon tash e 25 vjet dhe se koha e luftës ka përfunduar me hyrjen e NATO-s në Kosovë. Ata kanë vlerësuar se kryeministri Kurti ka dështuar të përmbushë premtimet në aspektin socio-ekonomik dhe në këtë mënyrë po përpiqet që të marr vëmendjen e qytetarëve. Në një kohë kur po përjetojmë luftë në Evropë, nuk mund të injorojmë kërcënimin e një lufte tjetër në një rajon që e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo”. Kështu tha kryeministri Albin Kurti në një konferencën për siguri në Londër, duke iu referuar kërcënimeve nga Serbia. Por, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, thotë se kërcënimet që vijnë nga Serbia bëhen për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë megjithëse, sipas tij, Kosova është e sigurt me praninë e NATO-s. Personalisht mendoj që gjasat për një luftë nuk janë reale duke e ditë që NATO-ja ruan Kosovën, Serbia nuk do të guxonte që ta sulmonte”, tha Kastrati për rtv21.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …