Peci: Promovimi i produkteve vendore është veprim patriotik

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka vlerësuar se promovimi i prodhimeve vendore është veprim patriotik. “Si institucion, përkrahim sektorin e vreshtarisë dhe veretarise përmes granteve dhe subvencioneve, Nge viti 2021 deri në vitin 2024, 1,5 milion është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë” ka shtuar më tutje ministri, Faton Peci. Këto deklarata ai i bëri në takimin e organizuar në shënim të 25 Majit – Ditës së Verës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …