Në 25-vjetorin e përjetësimit u kujtuan dëshmorët e atdheut, Bekim Sylka dhe Besim Kabashi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, nderuan kujtimin për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Në 25-vjetorin e përjetësimit, kujtuan dëshmorët e atdheut, Bekim Sylka dhe Besim Kabashi. Bekim Sylka erdhi nga mërgimi për të sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës. Ai ra trimërisht dëshmor në betejën e përgjakshme të Hamocit, me 26 maj të vitit 1999, për të mos vdekur kurrë. Vepra e Bekim Sylkës, Besim Kabashit dhe shokëve të tyre është fanar i pashuar që ndriçon rrugën tonë, ka thënë kryetari Latifi në një fjalë rasti.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …